Rusia dëbon shtatë diplomatë danezë

Ministria e Jashtme e Moskës ka njoftuar shpalljen “non grata” të 7 diplomatëve danezë. Ky vendim është një kundërpërgjigje ndaj Kopenhagës që dëboi 15 diplomatë rusë muajin e kaluar.

Rusia ka kundërshtuar që Danimarka të ofrojë ndihmë ushtarake për Ukrainën.

Në deklaratë shton se politika e supozuar e hapur anti-ruse e Danimarkës po dëmton seriozisht marrëdhëniet dypalëshe dhe se ajo rezervon të drejtën për të ndërmarrë hapa shtesë në përgjigje.