Banorët ia plasin në fytyrë Lelit: Këtu eja me zgjidhje dhe jo me patate (VIDEO)
Pëlqej
Banorët e Novoselës janë përplasur sot me kryetarin e bashkisë së Vlorës, Dritan Leli. “Pse ke ardhur- i thonë banorët,- ne s’duam patate, duam të gjesh zgjidhje për lumin se po përmbytemi çdo vit”. Më pas një tjetër banor i thotë se po na ngordhin bagëtitë. “Kam pasur një komunikim me ministrin e bujqsisë për sa i përket problemit të mungesës së ushqimit për bagëtitë dhe deri pasdite shpresoj të zgjidhet”, pergjigjet Kryetari i bashkisë, duke deshmuar keshtu se deri tani nuk eshte marre asnje mase.

“Në 2015 sollët ndihma dhe me lumin nuk u bë asgjë, tani prapë në 2017 u përmbytëm. Nuk duam patate dhe makarona, duam zgjidhje për lumin”, janë shprehur banorët.

Ndërkohë kryebashkiaku Leli është larguar duke thënë se ka një tjetër takim po do të kthehet sërish për të folur me banorët.

Novosela është një nga zonat e cila u prek më shumë nga përmbytjet e 30 nëntorit, ku shumë banorë kanë pësuar dëme të mëdha në banesa, por edhe në serat e stallat e tyre.
Shtuar më 07/12/2017, ora 15:12

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori