Brataj pas infektimit të Binos: Sëmundja nuk pyet dhe nuk ka radhë

Drejtori i Urgjencës Kombëtare Mjekësore, Skënder Brataj ka reaguar për infektimin e Silva Binos me koronavirus duke i uruar shërbim të shpejtë.

Brataj ka sjellë edhe një herë në kujtesë se pandemia ka marrë përmasa më të mëdha dhe infekton cdo njeri, pa kursyer personelin mjekësor.

“Sëmundja nuk pyet dhe nuk ka radhë. Coronavirusi që tani ka marë përmasa akoma më të mëdha vazhdon të infektojë pa kursyer as personelin mjeksor. Doktoresh Silva njëra nga profesionistet më të mira të shëndëtësisë shqipëtare ka qenë në vijën e parë që me fillimin e kësaj epidemie. Edhe doktoresh Silva nuk ishte e pa prekshme, prandaj i urojmë shërim të shpejtë dhe kthim në detyrë sa më shpejt. Kemi nevojë për profesionalizmin tuaj doktoresh Silva”, shkroi Brataj.

Kujtojmë se në fillimet e pandemisë në vendin tonë, edhe Brataj u infektua me Covid-19, por ia doli të fitojë betejën me sëmundjen dhe të kthehet sërish në krye të detyrës.


Shtuar 28.09.2020 14:00