Banorët e Shkozës sulmojmë deputeten e PS: Jeni më keq se serbët
Ditën e sotme vazhdon shembja e banesave në Shkozë ndërsa deputetja e zonës po kritikohet rëndë në Facebook.

Ka qënë një komentues ai që shkruan se i vuri në gjumë duke i premtuar zgjidhje, të tjerë e ftojnë të shkojë vetë në Shkozë e shikojë që ka nisur prishja e banesave.

Ata thonë se ajo që po ndodh atje i ngjason situatës së viteve të luftës në Kosovë.

Komentet më pikante

Komentuesi: Shko sot të shikosh se çfarë terrori po perjetojnë votuesit tuaj. Tamam si serbët në Kosovë në vitet e luftës.


Komentuesi: Duke menduar se shpresa vdes e fundit, të shkretët banorët e Shkozës, sot filluan të vdesin një nga një bashkë me shpresën”.

STATUSI I GJEBREAS

Do doja të informoja mbarë opinionin publik, se jam maksimalisht e angazhuar për zgjidhjen e situatës me banorët e Shkozës në lidhje me prishjen e banesave për shkak të ndërtimit të Unazës së Re.

Kam qenë në komunikim të vazhdueshëm me ta, si përpara fushatës dhe pas saj, përfshirë këtu edhe ditën e sotme ,ku para disa minutash ,mbarova takimin me qytetarët.

Dëshiroj të sqaroj, se ne nuk e kemi shfrytëzuar këtë situatë për të kërkuar vota apo mbështetje tjetër nga ata.

Por, si deputete e zonës, jam në mbështetje të tyre për zgjidhje të problemeve dhe jo shfrytëzime për qëllime partiake. Këtë nuk do ta bëj kurrë.

Një grup ndërinstitucional ,u krijua me porosi të Kryeministrit dhe me pjesëmarrje te Kryetari të Bashkisë, z. Erion Veliaj. Po bëjmë më të mirën, që qytetarët të sqarohen dhe t’ju ofrohen mundësi mbështetje në rastin e banesave pa legalizim dhe leje ndërtimi.

Përfaqësia e ngritur nga banorët që preken nga ky projekt, do të informohen hap pas hapi për vijueshmërinë e këtij procesi.
Faleminderit! /albeu.com/


Shtuar më 19/09/2017, ora 13:03

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori