Agoni për fatin e të birit, prindërit e Hashim Thaçit ndjekin seancën gjyqësore nga televizori

Ka nisur sot seanca e parë gjyqësore ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Dhomat e Specializuara në Hagë.

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, dhe tre bashkëpunëtorë të tij të kohës së luftës, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi, kanë dalë sot para Gjykatës Speciale në Hagë, ndërsa akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

“E kuptoj aktakuzën, jam plotësisht i pafajshëm”, kështu ka deklaruar ish-presidenti dhe ish-kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi në Hagë

Seanca e nisjes së gjykimit ka marrë vëmendjen e mbarëopinionit shqiptar. Gjithashtu senacën po e ndjekin dy prindërit e Hashim Thaçit, Haxhi dhe Hyrë Thaçi.

Ata gjenden në fshatin Burojë dhe po shikojnë Thaçin teksa po gjykohet. Ndërkohë jashtë objektit të Speciales ka protesta, numër i madh shqiptarësh nga diaspora, por edhe ata që kanë udhëtuar prej Kosovës po kërkojnë drejtësi për ish-krerët e UÇK-së.

Në kërkim të kësaj drejtësie, të dielën në Prishtinë është mbajtur një marsh i madh ku është kërkuar drejtësi e të mos gjykohet lufta e UÇK-së./albeu.com/