Banoret e Gjirokastres do penalizojme firmen qe po ben rikonstruksionin e rrjetit te ujit te pijshem
Pëlqej
Albeu.com
GJIROKASTER - Banoret e zones periferike ne veri te qytetit te Gjirokastres, te quajtur Kodra e Shtufit, dje kane dhene alarmin se tubacioni i instaluar ne ujesjellesin e ri qe pershkon lagjen e tyre, mbart rrezik kanceroz per te gjithe ata qe do te pine ujin e sjelle nepermjet ketij rrjeti.GJIROKASTER - Banoret e zones periferike ne veri te qytetit te Gjirokastres, te quajtur Kodra e Shtufit, dje kane dhene alarmin se tubacioni i instaluar ne ujesjellesin e ri qe pershkon lagjen e tyre, mbart rrezik kanceroz per te gjithe ata qe do te pine ujin e sjelle nepermjet ketij rrjeti. Tejet te shqetesuar, ata po perpilojne nje peticion, nepermjet te cilit do t'u kerkojne krereve lokale qe te marrin masa emergjente per zgjidhjen e ketij problemi. Nderkohe, banoret pohojne se do te denoncojne ne prokurori firmen fierake, e cila eshte zbatuese e projektit per rikonstruksionin e rrjetit te ujesjellesit te qytetit te tyre. Projekti i cili kap vleren e 4.9 milione eurove, eshte financuar nga Bashkimi Europian dhe tenderi eshte fituar nga firma italiane APGA s.p.a. Kryetari lokal i Shoqates Kombetare te Konsumatoreve Ermir Asllani shprehet se ne te gjithe gjatesine e rrjetit te ri te ujesjellesit jane perdorur tubo gize dhe celiku te mbeshtjella me veshje plastike me ngjyre blu. Sipas tij vetem ne ate pjese te rrjetit qe lidh depon mbledhese te Palortose me depon shperndarese te Kodres se Shtufit eshte perdorur nje tub 100 per qind plastik, i cili mbart rrezikun per semundje kancerogjene per konsumatoret. Banoret e lagjes ne fjale kane marre kampione te shkeputura nga tubacioni plastik i perdorur ne kete pjese te rrjetit te ri te ujesjellesit dhe i kane derguar ato ne Greqi per analiza ne nje laborator te specializuar. "Deri ne pritje te perfundimit te analizave, ne do te kerkojme nga autoritetet e firmes realizuese te projektit qe te jape shpjegime per shkaqet e ndryshimit te lendes perberese te tubave te perdorura ne nje pjese te rrjetit nga ku do te furnizohet nje pjese e popullsise se qytetit, qe llogaritet nga 6 deri ne 8 mije banore", thote per Gazeten C. Kotoni, banor i lagjes Kodra e Shtufit. Projekti per rikonstruksionin e rrjetit te ujesjellesit te Gjirokastres eshte realizuar nga firma franceze SPAGE.

V. Bajrami
Shtuar më 23/03/2005, ora 16:00
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori