Banorët e Astirit nuk ndalen, pas arrestimit të tre protestueve hedhin bomba molotov
Banorët e Astirit kanë rikthyer sërish protestat e zhurmshme në kryeqytet.

Mbrëmjen e sotme, siç bëjnë për më shumë se një vit, të gjithë qytetarët që banojnë në këtë zonë kanë dalë në protestë kundër shembjes së banesave të tyre, të cilat i prek prjoketi i Unazës.

Por sot ata kanë hedhur molotov në rrugë duke bllokuar edhe akset kryesore. Siç shihet edhe në fotot e mësphtme, molotovët kanë shopërthyer në flakë në këtë zonë.

Mes tyre janë edhe ish-deputetë të Partisë Demokratike si Klevis Balliu.

Paraditen e sotme banorët e Astirit shkuan të protestojnë tek Drejtoria e Policisë së Tiranës pas arrestimit nga policia të tri protestuesve.

Skënder Doda, Ilir Katiraj dhe Gramoz Shehu u arrestuan sot nga Policia pasi një natë më parë bllokuan rrugën teksa protestonin.

Shkak për arrestimin janë ndryshimet në Kodin Penal, ku bllokimi i rrugës është klasifikuar si një vepër penale, dhe kushdo që shkel ligjin nga 8 tetori hyn në burg.
Shtuar më 10/10/2019, ora 19:13
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori