Kishin futur kokainë në vezë plastike, arrestohen dy të rinjtë shqiptar
Pëlqej
Dy të rinj shqiptarë janë arrestuar në Itali, pasi janë kapur me lëndë narkotike të tipit kokainë.

Bledi Masha, 22 vjeç dhe Fjoralb Fejzo, 21 vjeç akuzohen për posedime të lëndëve narkotike.

Me vete atyre iu gjet 1 gram kokainë, ndërsa gjatë kërkimit të mëvonshëm në një rrugë në qendër të qytetit, u zbuluan më shumë se 50 doza kokainë, që të rinjtë i kishin vendosur në dy vezë plastike.

Ndër të tjera, u sekuestruan edhe 415 euro të ardhura nga shitja e drogës. /albeu.com/
Shtuar më 20/11/2018, ora 17:31
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori