Banorët e Astirit ndezin zjarre, tension para Policisë së Tiranës
Shtatë banorë të Astirit janë shoqëruar në Polici dhe për këtë arsye pjesa tjetër e banorëve janë vendosur para Drejtorisë së Policisë së Tiranës.

Ata kërkojnë me ngulm lirimin e protestuesve që u shoqëruan pas tubimit të sotëm.

Ata kanë vendosur kartonë dhe janë ulur në tokë, duke thirrur herë pas here “Rama ik”, “Lironi djemtë tanë”, “Ejani mblidhuni këtu”, etj.

Sipas informacioneve, para Drejtorisë anë krijuar tensione mes protestuesve dhe policisë pasi protestuesit kanë ndezur zjarre para Drejtorisë. /albeu.com/
Shtuar më 26/03/2019, ora 23:34
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori