Banorët e Astirit bllokojnë rrugën dhe i venë zjarrin kazaneve
Pëlqej
Banorët e "Astirit" po vijojnë protestën e tyre ndaj vendimit për shembjen e shtëpive që preken nga projekti i zgjerimit të “Unazës së Madhe".

Ata janë shfaqur pasditen e kësaj të marte në zonën e "Astirit" me pankarta në duar, në të cilat lexohet "Kryeministër ku je fshehur?”, “Dy duar për një kokë” “Duam pronat tona", e të revoltuar dhe duke brohoritur njëherazi, kanë djegur edhe një sërë gomash e kazanesh.

Protestuesit janë shfaqur paraditen e sotme edhe përpara Bashkisë së Tiranës, në tentativa e sipër për të hyrë me forcë brenda saj. Të mbështetur edhe nga deputetët e opozitës, banorët e "Astirit" protestuan për rreth një orë, duke bllokuar edhe rrugën.

Momenti i tensionit ka zgjatur pak sekonda, ndërsa të pranishme ishin edhe forcat e policisë. Banorët i kanë bërë thirrje kryebashkiakut Veliaj që t'i presë për të diskutuar dhe për të gjetur një zgjidhje për banesat e tyre. Ky i fundit u shpreh për to se nuk ka asnjë shans që projekti të ndalet dhe më tej akuzoi opozitën për protestën që ka pothuajse 10 ditë që zgjat.
Shtuar më 13/11/2018, ora 18:33
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori