Banorët djegin HEC-in e Valikardhit, policia vjen me vonesë

Aksioni i banorëve të komunës Zelçan në Bulqizë kundër ndërtimit të HEC-it është pershkallezuar ne orët e mbrëmjes, ku dhjetra banorë kanë marrë në kontroll ambientet e HEC-it ne ndertim dhe me pas i kane vene flaken centralit.

Burime nga vendi i ngjarjes bejne me dije se banoret kane djegur dhe kampin e punetoreve te firmes ndertuese.

Më herët gjatë ditës ata u konfliktuan me punonjësit e kompanisë që po ndërton hidrocentralin në këtë zonë.

Banorët pretendojnë pronësinë në vendin ku po kryhen punimet, ndërsa thonë se u pengon dhe ujin për vaditje gjatë stinës së verës. Mësohet se është dhunuar roja i kompanisë, ndërsa banorët e Zelçanit kanë hyrë në ambientet e firmës.

Ndërkohë sipas përfaqësuesve të firmës, edhe pse ne oren 20.00 ata kane njoftuar policine per nje sulm te mundshem nga banoret e fshatit me qellim shkaterrimin e prones, policia ka arritur ne vendngjarje pas 1 ore e gjysme, pasi banoret kishin demtuar ambjentet dhe mjetet e kompanise. Vlen te theksohet se policia gjendet vetem 5 minuta larg HEC-it. /albeu.com/
Shtuar më 09/06/2014, ora 23:08

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori