Sherri me thika për të dashurën, policia arreston dy persona

Policia ka vënë në pranga Artur Gjata, 42 vjeç dhe Ervis Kananai, 37 vjeç, të dy banues në lagjen Kushtrim, Berat, si dhe u shpallën në kërkim shtetasit K.Gj., 37 vjeç, dhe E.Q., 31 vjeç, të dy banues në lagjen “Kushtrim”, Berat.

“Arrestimi dhe shpallja në kërkim e tyre u bë pasi, ditën e djeshme në lagjen “Kushtrim”, pas një konflikti për motive të dobëta shtetasi A.Gj së bashku me vëllain K.Gj dhe nipin E.Q., kanë goditur me mjet prerës shtetasin E.K. Shtetasi E.K gjatë konfliktit ka goditur me mjet prerës shtetasin A.Gj. Gjithashtu u shpall në kërkim dhe shtetasja A.Gj., 29 vjeçe, banuese në Berat, për veprën  penale “Moskallëzim krimi”. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftimin e policisë.

Kujtojmë se sherri mes dy shokëve ka nisur për një vajzë, e cila ishte e lidhur me njërin prej tyre.

42-vjeçari Artur Gjata, është xhelozuar, kur ka parë shokun e tij Evis Kananin me të dashurën e vet dhe ka nisur konfliktin.

Pas debateve me fjalë mes dy shokëve, sherri ka degjeneruar në përleshjen me thika, ku të dy kanë përfunduar në spital dhe 37-vjeçari Kanani ndodhet në gjendje të rëndë./albeu.com


Shtuar 29.01.2022 17:04