Bankers Petroleum mbyll marrëveshjen me Geo-Jade
Pëlqej
Abonohu për lajmet me e-mail:
E-maili juaj:      Tani, kontrolloni e-mailin tuaj dhe konfirmoni abonimin!
Bankers Petroleum Ltd njofton se duke filluar nga sot mbylljen e planit të marrëveshjes të njoftuar më parë me degët e Geo Jade Petroleum Corporation.

Në bazë të marrëveshjes, kompania Geo Jade ka blerë të gjitha aksionet e emetuara të kompanisë Bankers, nëpërmjet degëve të saj, për një çmim prej 2.20 dollare kanadez për aksion.

Pritet që për tre deri në katër ditë, aksionet e Bankers të mos listohen në bursën e Torontos.

Aksionet e Bankers nuk do të listohen më gjithashtu edhe në bursën e Londrës në ditët në vijim.

Aksionerët përfitues, të cilët zotërojnë aksionet e tyre nëpërmjet komisionerëve si banka ose firmë investimi, duhet të presin për të marrë pagesën pas pesë deri në shtatë ditë pune, pas mbylljes së marrëveshjes. /albeu.com/


Shtuar më 29/09/2016, ora 15:55

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori
 

"Lumturi dhe krenari, mes arbëreshevë që ruajtën gjuhën dhe kulturën për më shumë se 5 shekuj dhe me fëmijë Të mrekulluëshëm!" {Lorik Cana}