Banka e Shqipërisë apo banka e ortodoksëve?
Pëlqej
Kastriot Myftaraj
nga Kastriot Myftaraj
Kur shikon drejtuesit e lartë të Bankës së Shqipërisë të krijohet përshtypja se ke të bësh me një institucion religjioz. Sa për ta nisur, Guvernatori dhe zëvendësguvernatorja janë të krishterë ortodoksë. Guvernatori Ardian Fullani është i biri i Janit dhe i Elenës. Zëvendësguvernatorja Elisabeta Gjoni është gjithashtu e krishterë ortodokse. Mbiemri i saj para martesës ka qenë “Semini” dhe ajo është nga Fieri. Burri i saj, Maksim Gjoni është me origjinë nga fshati Nderan i Zagorisë (Gjirokastër) dhe është i biri i Stavros dhe Gallatës.

Në Këshillin Mbikqyrës të Bankës së Shqipërisë, nga shtatë anëtarë, pesë janë të krishterë ortodoksë: Ardian Fullani, Elisabeta Gjoni, Petraq Milo, Dhori Kule, Adrian Civici. Edhe këtij të fundit jam i detyruar që t’ ia përmend atësinë meqënëse nga emri mund të mos kuptohet përkatësia e tij. Ai është i biri i Lefterit.

Madje edhe një anëtare tjetër e Këshillit Mbikqyrës, e cila nuk është e krishterë ortodokse, Ermelinda Meksi, duket se është përzgjedhur për shkak se është martuar me një të krishterë ortodoks. Mbiemrin “Meksi” kjo zonjë e ka nga ana e bashkëshortit të saj, z. Vladimir Meksi, i cili është i biri i Panos dhe i Katerinës.

Edhe drejtuesi i Departamentit më të rëndësishëm të Bankës së Shqipërisë, atij të Operacioneve Monetare, Marian Gjermeni është një i krishterë ortodoks. Mariani është i biri i Vangjelit (nga Lushnja) dhe i Mariorës. Njeriu-kyç në Bankën e Shqipërisë, që nga viti 2004 kur Fullani u emërua guvernator, është miku i tij i vjetër, Marian Gjermeni, të cilin Fullani e bëri drejtor të Departamentit të Operacioneve Monetare. Ja se cilat janë kompetencat e Departamentit të drejtuar nga Marian Gjermeni, sipas atyre që thuhen në faqen zyrtare online të Bankës së Shqipërisë: “Banka e Shqipërisë është një institucion vendimmarrës, vendime të cilat marrin jetë nëpërmjet përdorimit të një grupi instrumentesh specifike, të cilat në terminologji njihen si instrumentet monetare. Tregtimi i këtyre instrumenteve në tregun e parasë është elementi bazë operacional me anë të të cilit nis të materializohet përçimi i vendimeve të politikës monetare. Këtë funksion e kryen Departamenti i Operacioneve monetare, i cili ndër të tjera administron edhe rezervën valutore të Bankës së Shqipërisë. Një kontribut tjetër i këtij Departamenti është dhe administrimi i llogarisë qendrore të ministrisë së Financave dhe i tregut primar e të regjistrit të letrave me vlerë, të emetuara nga Qeveria e Republikës së Shqipërisë. Operacionet e tregtimit në tregun e hapur kanë për qëllim të ndikojnë nivelin e normës së interesit, në përputhje me objektivin e politikës monetare të Bankës së Shqipërisë. Veprimet në tregun e hapur realizohen nëpërmjet organizimit të ankandeve të rregullta javore të marrëveshjeve të riblerjes (shkurt njihen edhe si repo), të cilat sipas rastit ose mund të tërheqin likuiditet nga tregu ose të injektojnë. Në rastin e dytë marrëveshja quhet e anasjelltë (shkurt njihet edhe si repo e anasjelltë). Norma e interesit e këtij instrumenti konsiderohet si norma bazë referencë në ekonomi. Përveç veprimeve në tregun e hapur, Banka e Shqipërisë i ofron bankave të nivelit të dytë edhe mundësinë për të depozituar apo për të marrë kredi me afat njëditor. Ndërkohë, për ë administruar likuiditetin e sistemit bankar për një afat kohor më të gjatë, Departamenti përdor repo (repo të anasjelltë) me afat maturimi njëmujore, tremujore si dhe blerje ose shitje të pakthyeshme të bonove të thesarit.”

Përtej fjalorit hermetik teknik, çdokush e kupton se ky Departament është zemra e bankës qendrore. Ai mbulon veprimtarinë më të rëndësishme të Bankës së Shqipërisë dhe krejt impaktin që banka qendrore ka në ekonominë shqiptare. Marian Gjermeni është burri i ministres së Qeverisë “Rama”, Eglantina Gjermeni. Ky Marian Gjermeni është personi përgjegjës i drejtpërdrejtë, nga pikëpamja teknike, që monedha shqiptare, leku, ka më pak se gjysmën e vlerës së dinarit maqedonas.

Edhe Drejtori i Departamentit Juridik të Bankës së Shqipërisë, Altin Naqe është një i krishterë ortodoks. Ai është i biri i Ngjelos (nga Përmeti) dhe i Janullës. Altin Naqe është një nga njerëzit më të besuar të Fullanit në bankën qendrore. Për të vërtetuar këtë mjafton të thuhet se kur “u zbulua” vjedhja në Thesarin e Bankës, Altin Naqe dhe juristët e Departamentit të tij pushtuan Thesarin e bankës qendrore dhe atje bënë veprime për të cilat ata nuk mund të mos ishin të vetëdijshëm si juristë se përbënin shkelje të ligjit, madje krim duke qenë se ishin duke vënë dorë mbi objektët që përbënin prova në një vendngjarje kriminale. Altin Naqe është truri juridik i të gjithë manipulimit që iu bë asaj që ndodhi në Thesarin e bankës qendrore, duke nisur që nga kallzimi penal, që nuk u bë sipas nenit “136” të Kodit Penal, që përmban veprën penale specifike “Vjedhje të bankave”, por për veprën penale të “Vjedhjes duke shpërdoruar detyrën”, sipas nenit 135 të Kodit Penal. Si jurist Altin Naqe e dinte mirë se nëse do të ishin bërë hetimet mbi bazën e paragrafit të dytë të nenit 136 të Kodit Penal (“Vjedhje banke”), atëherë do të evidentohej lehtë zinxhiri i përgjegjësive për atë që ka ndodhur në Thesarin e bankës qendrore. Të gjitha veprimet e të pandehurve të cilat sot kërkohet të na paraqiten, deri edhe nga Prokuroria, si pa lidhje mes tyre, do të fitonin koherencë, duke u zbuluar një rrjet bashkëpunimi për vjedhjen e bankës që niste nga Ardian Bitraj dhe përfundonte te Ardian Fullani.

Altin Naqe, si drejtor i Departamentit Juridik, kishte detyrim që me t’ u konstatuar prekja e Thesarit, t’ i thoshte Guvernatorit Fullani, i cili gjithashtu është jurist, se duhej vënë në dijeni Policia e Shtetit, përkatësisht Drejtoria e Policisë së Tiranës, e cila duhet të kishte bërë veprimet e para të domosdoshme policore, para se çështja t’ i shkonte Prokurorisë. Pavarësisht se sa kartmonedha qenë marrë nga Thesari i bankës qendrore, vetë akti i vënies dorë në mënyrë të kundërligjshme në arkat me para, përbën një krim dhe, që në momentin kur konstatohet se ka ndodhur ky krim është e detyrueshme që të vihet në dijeni pa vonesë Policia e Shtetit. Në raste të tilla veprimet e para policore janë me rëndësi shumë të madhe për zbulimin e asaj që ka ndodhur në të vërtetë. Mosvënia në dijeni e Policisë së Shtetit nga ana e Guvernatorit pas konstatimit të vënies dorë në mënyrë të kundërligjshme te Thesari, nuk mund të jetë bërë me qëllim tjetër veç atij për të përfituar kohë që të mbulohej e vërteta. Të gjitha këto përbëjnë mosveprime me të cilat është konsumuar së paku një vepër penale, në zinxhirin e veprave penale që ka konsumuar Guvernatori Fullani në këtë çështje.

Drejtori i Departamentit të Teknologjisë së Informacionit, që ka të bëjë me pajisjet në përdorim në bankën qendrore, të cilët mund të lehtësonin ose shmangnin vjedhjen është një i krishterë ortodoks, Mariglen Biti nga Fieri, i biri i Ndrekos dhe i Ilianës.

Drejtori i Departamentit të Kërkimeve është një tjetër i krishterë ortodoks, Altin Tanku, i biri i Vangjelit dhe i Idës.

Drejtori i Departamentit të Politikave Monetare është gjithashtu i krishterë ortodoks, Erald Themeli, i biri i Jovanit (nga Korça) dhe i Ivonit. Këtu duhet thënë se Banka e Shqipërisë me ligj është institucioni përgjegjës për konceptimin dhe hartimin e politikës monetare të vendit, dhe Departamenti i drejtuar nga z. Themeli është ai që e kryen teknikisht këtë funksion të bankës qendrore.
Ndoshta prova më e mirë që Banka e Shqipërisë kontrollohet nga një klikë ortodokse është se kur Fullani shkarkoi drejtorin e Departamentit të Emisionit së Monedhës, siç quhet formalisht Thesari i bankës qendrore, që ishte burri i mbesës së tij, në vend të tij u emërua Stefan Sevo, i krishterë ortodoks, i biri i Panos dhe i Olimbisë.
Nga dymbëdhjetë departamente që ka Banka e Shqipërisë, gjashtë prej tyre drejtohen nga të krishterë ortodoksë. Sa për joortodoksët që drejtojnë departamentet e tjera, pjesa më e madhe e tyre janë emëruar nga Fullani duke imituar ky praktikën e sulltanëve otomanë të cilët mbanin pranë vetes të krishterë të konvertuar të cilëve iu bresonin detyra shumë të larta shtetërore, ose mbanin në haremin e tyre gra të krishtere, shumë prej të cilave janë bërë të famshme.
Një “jeniçer” i tillë i Fullanit është drejtori i Departamentit të Administrimit, Agron Skënderaga, të cilin Fullani e ka sjellë nga Banka Italo-Shqiptaro, ku Fullani ishte drejtor para se të emërohej në postin që mban sot. Dihet se Banka Italo-Shqiptare ka pasur një histori të errët e të përgjakshme me një drejtor italian të saj për të cilin u tha se vrau veten, por që të gjitha të dhënat janë se u vra aq më tepër që pak ditë pas vdekjes së tij, u gjend “i vetëvrarë” dhe një oficer i lartë i shërbimeve të fshehta italiane me të cilin drejtori i bankës kishte vendosur kontakte për t’ i kërkuar mbrojtje në këmbim të zbulimit të aferave të pista të degës së bankës që drejtonte në Shqipëri. Por kjo histori meriton një analizë më vete, dhe ka si personazh edhe një ambasadore amerikane të kohës në Shqipëri.

Nëse do të kërkosh ndonjë drejtoreshë femër në departamentet e bankës qendrore nuk do të gjesh një ortodokse, por ashtu si haremet e sulltanëve gjeje femra të krishtere, do të gjesh ndonjë zonjushë me mbiemër musliman.
Sigurisht që të krishterët ortodoksë të cilët janë shtetas të Shqipërisë kanë të drejtë të punojnë në të gjitha institucionet e këtij vendi, por jo të dominojnë një institucion, aq më tepër kaq delikat, siç është Banka e Shqipërisë. Se kështu del se Banka e Shqipërisë paska qenë dyfish e pavarur, edhe institucionalisht, edhe në aspektin religjioz. Në botë njihen bankat me varësi religjioze. Të tilla ka Vatikani, kanë edhe kishat ortodokse, si p.sh. ajo greke. Por ato janë banka private. Në rastin e Bankës së Shqipërisë kemi të bëjmë me një rast unik, me një bankë religjioze të kontrolluar nga njerëz që i përkasin një bashkësie religjioze si ajo e krishterë ortodokse, që përbën vetëm 6.8% të popullsisë së vendit.

Dikur, Mbreti Zog e rriti në letër numrin e popullsisë së krishterë ortodokse në vend, për t’ i thënë botës se Shqipëria kishte edhe një popullsi të madhe të krishtere. Por censusi i fundit tregoi se megjithë fushatën e madhe të fekthimit masiv të emigrantëve shqiptarë që ka ndërmarrë Greqia që nga viti 1990, përsëri popullsia e krishterë ortodokse në vend është e vogël. Ndonëse ka pretendime se shifra e nxjerrë nga censusi është rezultat i një manipulimi, në çdo rast shifra reale është e ulët. Madje edhe sikur të ekzagjerohet duke u rritur me 50% shifra e popullsisë së krishterë ortodokse, e dalë nga censusi, ajo nuk arrin më tepër se 10% e popullsisë së përgjithshme të vendit.

Nuk është rastësi që dominimi ortodoks në Bankën e Shqipërisë ka ndodhur pikërisht në kohën që ndodhi vjedhja në Thesarin e saj. Drejtuesit e Bankës së Shqipërisë kanë vepruar si një klikë okulte religjioze, e cila ka administruar bankën qendrore jo sipas ligjit, por sipas interesave të tjera jashtëinstitucionale. Aq i madh është përkushtimi i drejtuesve të Bankës ndaj Klikës, saqë ndonëse anëtarja e Këshillit Mbikqyrës e ardhur drejtpërdrejt nga Kuvendi i Shqipërisë, Ermelinda Meksi kërkon dorëheqjen e Fullanit në një mbledhje, qartësisht për të fituar kapital politik, ajo nuk ushtron asnjë nga kompetencat që ka për të ndriçuar atë që ka ndodhur në të vërtetë në bankën qendrore.

Dominimi ortodoks në Bankën e Shqipërisë bie më tepër në sy për faktin se asnjë nga drejtuesit e lartë të Bankës së Shqipërisë nuk është katolik! Madje një katolik nuk e gjen as midis drejtorëve të departamenteve të Bankës. Madje asnjë katolik nuk e gjen as midis dhjetë të arrestuarëve për vjedhjen në Thesarin e bankës qendrore, cka nuk është tregues se katolikët nuk vjedhin, por se ata i përkasin një specieje shumë të rrallë në bankën qendrore.

Këtë analizë unë nuk e bëj nga pikëpamja muslimane. Unë personalisht jam një njeri afetar dhe kam pikëpamjen se fakti që shumica absolute e njerëzve me origjinë muslimane nga koha otomane (të cilët më herët kanë qenë të krishterë por janë konvertuar dhunshëm nga pushtuesit otomanë) janë sot afetarë, është faktori kryesor në mbijetesën e shtetit laik shqiptar. Sepse këta njerëz përbëjnë shumicën absolute të popullsisë së Shqipërisë. Pikërisht afetaria e shumicës së popullsisë që në letër llogaritet si muslimane është ajo gjë që ka mundësuar tolerancën fetare në Shqipëri. E famshmja tolerancë fetare është tolerancë e afetarëve “muslimanë” ndaj të krishterëve në rradhë të parë, por dhe ndaj muslimanëve praktikues. Por kjo tolerancë është një gjë e brishtë dhe do të ishte gabim që të vihej në prova me akte të tilla si dominimi ortodoks në bankën qendrore, ku është krijuar një shtet bankar i pavarur i sunduar nga ortodoksët.

Unë mendoj se të parët njerëz të cilët duhet të jenë të indinjuar nga sundimi i qartë ortodoks mbi bankën qendrore duhet të jenë qytetarët e krishterë ortodoksë të Shqipërisë. Këtë e them për faktin se nga ekzistenca dhe bëmat e klikës ortodokse që ka sunduar dhe sundon bankën qendrore nuk kanë përfituar qytetarët e krishterë ortodoksë të Shqipërisë, por vetëm klika dhe një rreth i ngushtë njerëzish afër saj. Madje qytetarët e krishterëve ortodoksë kanë pësuar humbje së bashku me pjesën tjetër të shqiptarëve, nga veprimtaria e klikës ortodokse në bankën e Shqipërisë.

Në kriminologji, kur studiohen organizatat kriminale thuhet se organizata të tilla krijohen mbi bazën e vecorive të përbashkëta që krijojnë kohezionin e grupit, të cilat mund të jenë të ndryshme, dhe që ndodh të jenë edhe lidhjet religjioze. Madje në organizatat kriminale italiane, amerikanolatine etj., religjioni është pjesë e ritualit të organizatës kriminale. Që në bankën qendrore ka pasur një organizatë kriminale, për këtë gjë nuk ka dyshim. As që kjo ka vepruar mbi baza religjioze.
Shtuar më 25/08/2014, ora 12:08
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori