Banka Boterore: Shqiperia, histori e suksesshme zhvillimi
Albeu.com
Banka Botërore ka diskutuar Strategjinë për partneritet me Shqipërinë për periudhën 2011-2014. "Shqipëria është një histori e suksesshme zhvillimi me shumë arritje në zhvillimin ekonomik e social gjatë dekadës së fundit", tha Xhejn Armitejxh nga Banka Botërore.
Armitejxh nënvizoi se partneriteti me Shqipërinë do të fokusohet në mbështetjen për arsimin, shëndetësinë, rritjen e aftësisë konkurruese të ekonomisë shqiptare dhe ruajtjen e tendencës për rritje ekonomike.
Shtuar më 16/07/2010, ora 09:15
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori