Banka Botërore raport për biznesin në Shqipëri
Pëlqej
Klima për biznesin në Shqipëri nuk është përmirësuar krahasuar me një vit më parë. Banka Botërore ka publikuar raportin Doing Bussines 2011. Në raport, Shqipëria vazhdon të renditet në vendin e 82 në listën e 183 shteteve, njësoj si edhe një vit më parë.

Por Banka Botërore ka vlerësuar këtë vit lehtësimin e barrës fiskale për kompanitë nëpërmjet përmirësimit të disa ligjeve, reduktimit të kontributit për sigurimet shoqërore, ruajtjen elektronike të dokumentacionit si dhe pagesat elektronike.

Por këto ndërhyrje nuk kanë mjaftuar që Shqipëria të pozicionohej më mirë në renditjen e Doing Bussines. Ndërkohë vazhdojnë të jenë të pazgjidhura problemet e evidentuara edhe vitin e kaluar, si regjistrimi i pronës, zbatimi i kontratave, mbyllja e një biznesi dhe marrja e lejeve të ndërtimit.

Në raportin e Bankës Botërore është përfshirë edhe Kosova që renditet në vendin e 119. në këtë shtet, vlerësohet si problem procesi i hapjes së biznesit duke zëvendësuar numrin fiskal me një numër taksor, i cili kërkon më shumë kohë për tu marrë dhe kërkon që administrata e taksave ta inspektojë fillimisht biznesinvendin ku ai ndodhet. (albeu.com)
Shtuar më 04/11/2010, ora 19:58
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori