Asnjë gjurmë nga shtetasi me inicialet J.M., i dyshuar si vrasës i dytë i bandës së tritolit. Mësohet se ai ka braktisur banesën e tij në Vlorë.
Gazeta Shqiptare shkruan sot se Julian
Sinanaj ka dëshmuar se J.M. e ka njohur përmes kushërinjve Mëhillaj, të cilët i kanë thënë se ai do e ndihmonte Sinanajn me makinat dhe motorët që do të përdorte për të kryer atentatet. Për këtë arsye,
grupi hetimor kërkon që të marrë në
pyetje J.M., për të kuptuar rolin e tij brenda bandës. Ky i fundit rezulton si person me precedentë penalë, pasi është
arrestuar për armëmbajtje pa leje dhe për plagosjen e një
efektivi policie.
Pas arrestimit, siç bëhet me dije nga
grupi hetimor, i dyshuari si vrasës me pagesë, është marrë në
pyetje lidhur me atentatin ndaj një
efektivi policie në vitin 2011, i cili mbeti i plagosur në kokë. Por, gjatë dëshmisë së tij, Julian
Sinanaj e ka mohuar faktin që ai të kishte lidhje me një ngjarje të tillë.
Për këtë ngjarje është
arrestuar J.M. dhe, nisur nga fakti që ai është lënë i lirë pas një kohe të shkurtër, ka lindur dyshimi se
Sinanaj mund të ketë bashkëpunuar me J.M. në atë kohë. /albeu.com/
Shtuar më 20/02/2014,
ora 13:00