Bandat e grabitësve, policia blindon Vlorën
Zbulimi i një bande grabitësish ka blinduar qytetin e Vlores nga policia. Efektive te komisariatit te policise se Vlores dhe Forcat Speciale prej pak ditesh jane vënë në zbulim te nje bande qe operon ne gjithe territorin e vendit, duke vjedhur automjete te ndryshme. E pikerisht ne kuader te ketij operacioni dhe nismave te ndermarra nga blute per sigurimin e rendit dhe qetesise publike, qyteti i Vlores eshte blinduar nga efektivet e policisë.

Operacioni policor, i cili eshte ne proces kunder bandave te hajduteve te makinave, gjate nje harku kohor disa mujor eshte i treti pas bandes se grabitesve te bankave dhe bandes se grabitjes se karburanteve e kazinove. Perpos goditjes se krimit të organzuar, blute kane ne fokus edhe ata qe quhen hajdute te vegjel, qe opperojne te vetem jashte grupimeve krininale.


Kontrollet ne te gjitha akset rrugore duket se nuk mbeshtetet nga qytetaret, te cilet thone se kontrolle te tilla teper agresive, ku mjaft njerez shoqerohen pa nje arsye jane te panevojshme.


Megjthate menyra inteligjente e aksioneve dhe venia ne perdorim e telekamerave kane zbuluar mjaft krime ne Vlore. Ky operacion i policise se rendit, forcave te nderhyrjes se shpejte, policise rrugore, asaj te krimeve dhe te tjere sektorëve te saj vjen per te parandauar krimin dhe kapur personat me precedente penal, apo qe mbajnë armë pa leje. /albeu.com/
Shtuar më 30/09/2012, ora 14:10

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori