"Bandat e Ballës goditën me pistoletë biznesmenin nga Prrenjasi"
Ish-kryeministri Sali Berisha me anë të një statusi në Facebook ka publikuar denoncimin e një qytetari dixhital për kërcënimin dhe dhunimin e një biznesmeni në Përrenjas.

Berisha shkruan se këto banda janë miqtë e deputetit të PS-së Taulant Balla dhe po fitojnë tenderat me revole, duke përmendur edhe emra që kanë qenë në burg dhe janë liruar.

Postimi i plotë i Berishës

Ja sesi banditët e pushtetit fitojnë tenderët me qytë të revoles!

Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital! Sb

“Doktor të përshëndes! Parmbrëmë miqtë e Taulant Ballës, Leonard Llapushi nga Përrenjasi i dalë nga burgu para zgjedhjeve dhe Fadil Tërnava nga Bulqiza edhe ky i dalë nga burgu para ca vitesh i dënuar për vrasje, kërcënojnë dhe godasin duke gjakosur me qytë pistolete biznesmenin Gëzim Balla, për t’i marrë këtij të fundit tenderin për shfrytëzimin e mineralit në zonën e Katjelit, tashmë të fituar nga ky.” /albeu.com/

Shtuar më 12/10/2017, ora 10:25

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori