Save the Children: 800,000 fëmijë në mesin e 2 milionë refugjatëve nga Ukraina, shumica po udhëtojnë të vetëm

Në mesin e dy milion refugjatëve të larguar nga Ukraina, janë edhe 800 mijë fëmijë.

Lajmin e bëri të ditur Agjencia Ndërkombëtare për Mbrojtjen e Fëmijëve, Save thë Children.

Agjencia ndërkombëtare për mbrojtjen e fëmijëve, Save dhe Children, ka thënë se vlerësohet që 800,000 fëmijë janë në mesin e dy milionë personave që kanë ikur nga Ukraina, prej nisjes së pushtimit rus.

Shumica prej tyre janë duke bërë rrugën pa u shoqëruar nga askush, ka paralajmëruar Agjencia.

“Prindërit janë duke zbatuar masat më zemërthyese për të mbrojtur fëmijët e tyre. Kjo përfshin largimin e fëmijëve të tyre me fqinjët dhe miqtë nga Ukraina, derisa ata qëndrojnë në Ukrainë për të mbrojtur shtëpitë”, ka thënë Irina Saghoyan nga Save the Children.

Më shumë se gjysma e refugjatëve që largohen nga Ukraina janë duke shkuar në Poloni dhe më pas në Hungari e Sllovaki./albeu.com/


Shtuar 9.03.2022 08:24