Bilanc i frikshëm viktimash, vetëm sot humbën jetën 20 shtetas nga COVID-19
Banda e “Myslym Shyrit”, zbulohet si komunikonin dhe nga vinte heroina
Grupi i trafikantëve që u kap mat dje te rruga “Myslym Shyri” nuk kanë qenë të panjohur për policinë. Burime policore kanë bërë me dije se 5 të arrestuarit janë me precedentë dhe të dënuar më parë për narkotikë.

Policia e Shtetit ditën e djeshme vuri në pranga 5 trafikantë të cilët nuk janë aspak të panjohur për policinë.

Pas arrestimit dhe verifikimit të identitetëve të tyre, mësohet se dy prej tyre kanë qënë dënuar me burg në Turqi për trafik lëndësh narkotike.

Nikolin Merko është arrestuar më parë në Turqi dhe është dënuar me 5 vite burg pasi policia e ka kapur me 9 kg heroinë. Ai ka qëndruar në burg 5 vjet pas këtij arrestimi.

Avdyl Musagaj ka qenë në burg në Elbasan për trafikim droge. Ai rezulton i dënuar edhe në Itali për trafik droge.

Fatjon Bahiti ka bërë 3 vjet burg në Elbasan pasi është kapur me një sasi kanabisi.

Lëndën narkotike që u sekuestrua nga policia, 5 të arrestuarit do ta përzienin e do ta shpërndanin tek shpërndarësit e tyre në Tiranë, të cilët e shisnin me doza të vogla deri në 5 gram.

Dyshohet se droga ka ardhur nga Turqia nëpërmjet Nikolin Merkos që ishte dhe furnizuesi kryesor i grupit.

Policia po vazhdon hetimet duke bashkëpunuar dhe me policinë turke pasi dyshohet se ky rrjet ka dhe shtetas turq të implikuar. /albeu.com/


Shtuar më 22/04/2017, ora 11:10

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori