Banda e Gentian Dodës shoi familjen Dedja: 9 të vdekur, vrasjet e frikshme mes grupeve rivale të Burrelit (FOTO LAJM)

Policia njoftoi sot se është arrestuar në Angli dhe sjellë në Tiranë Gentian Doda, një personazh mjaft i përfolur sëfundmi në Shqipëri, ndërsa emri i tij ngjallte tmerr tek burrelsit në vitin 1997.

Sipas të dhënave të prokurorisë, ai ka qenë pjesë e Bandës Kola në Burrel, rivalë të familjes Dedja, një konflikt i cili nisi në vitin 1997 dhe vijoi deri në vitin 2010 kur edhe u ekzektua në Tiranë Halit Dedja, i njohur edhe ai si i "forti" i Burrelit.

Familjarët pretenduan se Halit Dedja u pre në besë pasi familjet kishin pirë kafet e mbylljes së gjakmarrjes mes fiseve Kola dhe Dedja, pasi kishin nisur me vrasjen e Gazmir Dedjës në vitin 1997 në Burrel pikërisht për Gentian Dodës.

Pas vrasjes së Gazmirit, mes fiseve u shënuan 9 viktima gjithsej deri në vitin 2010. Katër prej viktimave i përkasin familjes Dedja dhe 5 familjes Kola. Pesë muaj pas vrasjes së Halit Dedjës në Tiranë u tentua ekzekutimi i Ismet Kolës në Burrel, i cili i shpëtoi plumbave duke marrë plagë të rënda.

Halit Dedja, ish-efektiv i FNSH-së ishte në Burrel kur i vranë fillimisht vëllezërit dhe më pas babanë. Më pas ai mori masa duke krijuar grupin e tij për të sulmuar fisin Kola, banda e të cilëve drejtohej nga Admir dhe Gentian Doda vëllezër si edhe Rezart Llukovi.

Admir Doda u arrestua në Angli, kurse Gentiani u soll sot në Tiranë. Në familjen Dedja nuk ka mbetur asnjë burrël gjallë. /albeu.com/
Shtuar më 10/08/2019, ora 15:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori