Ban Kin Mun: Shtyrja e ceshtjes te Kosoves, mund te jete me pasoja negative
Albeu.com
Pas takimit qe pati ne Bruksel me presidentin e Kosoves, Fatmir Sejdiu, Ban Ki Mun ka shfaqur shpresen se KS do te miratoje nje rezolute qe do te lejonte nje faze konsultimesh 120 diteshe.Sekretari i pergjithshem i OKB-se Ban Ki Mun tha sot se shtyrja e metejshme e zgjidhjes se statusit te Kosoves do te kete pasoja negative per vendin dhe me gjere. Pas takimit qe pati ne Bruksel me presidentin e Kosoves, Fatmir Sejdiu, Ban Ki Mun ka shfaqur shpresen se Keshilli i Sigurimit do te miratoje nje rezolute qe do te lejonte nje faze konsultimesh 120 diteshe per te tejkaluar dallimet mes Perendimit dhe Rusise per pavaresine e Kosoves.

“Çdo shtyrje ose prolongim i kesaj çeshtjeje shume te rendesishme do te mund te kete ndikim per paqen dhe sigurine, jo vetem ne Kosove, jo vetem ne Ballkan, por ne tere situaten e Evropes”, tha Ban. Sekretari i pergjithshem i OKB-se pranoi se Kombet e Bashkuara jane ne qorrsokak sa i perket Kosoves. Ai pranoi se nuk jane marre veprimet qe ai ka shpresuar.

Ban kerkoi nje unitet me te madh te Evropes, e cila e mbeshtet planin e Ahtisarit, por me nje rezolute te Keshillit te Sigurimit. Diplomatet evropiane thone se shpallja e njeanshme e pavaresise me mbeshtetjen e SHBA-ve mund te ndaje BE-ne. Gjate qendrimit ne Bruksel Ban ki mun eshte takuar me kryetarin e Komisionit Evropian Hoze Manuel Baroso, ndersa do te zhvilloje nje takim edhe me shefin e diplomacise evropiane, Havier Solana. rtk
Shtuar më 10/07/2007, ora 17:01
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori