Ban Ki Mun: Sytë nga Kosova, situata e tendosur
Albeu.com
Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Ban Ki Mun paralajmëron në një raport të tijin për Kosovën se ekziston mundësia për destabilizim.Në raport vihet në dukje se shqiptarët e Kosovës janë të pakënaqur me status quo-në dhe kjo e bën situatën të tendosur. “Situata e sigurisë në përgjithësi është e qetë… Megjithatë ekziston një tendosje e fshehur, e cila rrjedh nga demoralizimi i popullit të Kosovës lidhur me vazhdimin e procesit të statusit”, vlerëson Ban Ki Mun.

Sekretari i përgjithshëm i OKB-së u ndal edhe tëk pjesëmarrja e serbëve në zgjedhjet e dhjetorit. Sipas tij serbët e Kosovës Veriore kanë deklaruar se do të bojkotojne zgjedhjet cka frenon edhe pjesëmarrjen e tyre në institucionet e Kosovës.
Shtuar më 02/10/2007, ora 15:20
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori