Ban Ki Mun do të jetë ai i cili do ta përcaktojë agjendën e vendimit për s
Albeu.com
Me 11 dhjetor do të konsiderohet i përmbyllur procesi negociator, por nuk do të ketë veprime të menjëhershme për shpalljen e pavarësisë së Kosovës.Burime diplomatike në Bruksel i kanë deklaruar RTK-së se pasi treshja për Kosovën e GK-së t’i dorëzojë raportin sekretarit të përgjithshëm të OKB-së me 10 dhjetor, do të jetë Ban Ki Mun, ai i cili do të përcaktoj agjendën e vendimit për statusin e Kosovës.
Sipas këtij burimi, Ban Ki Mun ka pranuar që të jetë aktiv në proces, dhe, varësisht nga qëndrimi rus, do të vendosë nëse çështja e Kosovës do të kthehet sërish në KS.
Bëhet e ditur se, nëse Moska vazhdon të mbaj qëndrim kundërshtues, atëherë Ki Mun do t’u bëj thirrje shteteve anëtare të OKB-së që të njohin pavarësinë e Kosovës, të bazuar në planin e Martti Ahtisarit.

Një gjë e tillë do të lehtësonte veprim unik të BE-së që, siç pat paralajmëruar edhe më parë RTK-ja bazuar në informacionet e marra nga burime në BE, presidenca e këtij unioni po tenton që të sigurojë miratimin e të gjitha shteteve anëtare, për njohjen e pavarësisë së Kosovës në bllok, në rast se negociatat e reja dështojnë.

Nevojën për unitet brenda bllokut 27 anëtarësh, nëse negociatat dështojnë, e theksoi sot në Bukuresht ministri i jashtëm francez Bernard Kushner, i cili takoi atje edhe ministrin e jashtëm serb Vuk Jeremiq:

“Të gjithë ne, 27 anëtarët e BE-së, do të takohemi që të kemi një qëndrim evropian, i cili nuk do të thotë të jetë i ngjashëm me atë të Rusisë, e cila foli dje paksa fuqishëm (rreptë), ose qëndrimi i SHBA-ve, që duket si shumë i përcaktuar. Do të jetë pozicion evropian”, ka thënë Kouchner. start
Shtuar më 05/09/2007, ora 17:33
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori