Ban Ki Moon: Thuano PO
Pëlqej
Albeu.com
Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-moon i ka bërë thirrje qeverisë së Kosovës të tregojë fleksibilitet dhe të pranojë një mision të ripërtërirë të OKB-së në Kosovë.
“Shpresoj që Prishtina do të kuptojë dhe do të veprojë me pragmatizëm dhe fleksibilitet”, ka thënë Ban Ki-Moon pas shtyrjes së seancës të Këshillit të Sigurimit të OKB-së – që ishte planifikuar të mbahej të martën – raporton agjencia DPA.

Plani gjashtë-pikësh i sekretarit Ban është pranuar nga Beogradi, mirëpo është refuzuar nga Prishtina, sepse nuk respekton projektin e Ahtisaarit, Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe ligjet e Republikës së Kosovës.
Shtuar më 12/11/2008, ora 14:17
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori