Bamir Topi zyrtarisht President i vendit
Albeu.com
Ora 20:02 Ka perfunduar edhe ne Pallatin e Brigadave ceremonia e dorezimit zyrtar te kushtetutes nga Presidenti paraardhes Alfred Moisu tek Presidenti i ri Bamir Topi. Ne mbyllje Alfred Moisiu e pershendeti pasuesin e tij ne detyre Bamir Topin.Ora 20:02 Ka perfunduar edhe ne Pallatin e Brigadave ceremonia e dorezimit te detyres nga Ish-Presidenti Alfred Moisiu - Presidentit te ri Bamir Topi.

Ora 19:35 Mberritja e Topit shoqerohet nen tingujt e Himnit Kombetar dhe 21 te shtenash topi. Presidenti Moisiu mban fjalimin e fundit ne dorezim te mandatit 5-vjecar dhe pas tij Bamir Topi mban fjalimin e pare si President i vendit.

Ora 19:35 Mberrin ne Pallatin e Brigadave Presidenti Bamir Topi. Ne ceremoni jane te pranishem trupi diplomatik ne Shqiperi, deputete te pozites dhe opozites, Kreu i Partise Socialiste Edi Rama, ish-kryeministri Nano

Ora 18:40 Ka perfunduar ceremonia e betimit te Presidentit ne sallen e Kuvendit, per t'u zhvendosur ne Pallatin e Brigadave ku pritet qe Paraardhesi i Topit, Alfred Moisiu ne menyre simbolike, do t’i dorezoje Presidentit te ri, Kushtetuten e Republikes se Shqiperise.

Ora 18:30 Ne fjalen e tij te rastit, Presidenti i ri Bamir Topi falenderimin e pare ia ka dedikuar Departamentit te Shtetit qe pershendeti i pari zgjedhjen e presidentit ne Shqiperi. Gjithashtu Topi ka falenderuar edhe ministrat e jashtem te Bashkimit europian qe me ane te nje deklarate te perbashket uruan dje zgjedhjen e Bamir Topit ne krye te shtetit shqiptar. Topi ne fjalen e tij pas betimit ka premtuar se do te permbushe me pergjegjesi te gjitha detyrat dhe ligjet kushtetutese duke u bere garant i tyre. Presidenti Topi ka dhene fjalen se nga dita e sotme ai ka dale politikat partiake dhe jo vetem formalisht. Ai eshte betuar se do te jete nje President mbi palet duke premtuar se qenia e tij ne radhe te pare i takon qytetarit. Topi ka garantuar opoziten se do te gjeje balancimin e duhur per hir te integritetit te vendit. “Angazhimi dhe perkushtimi im do te jete i palekundur”, u shpreh Topi

Ora 16:16 Pasi ka mbajtur nje fjalim te shkurter, Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli ka prezantuar edhe zyrtarisht Presidentitn e ri te vendit, Bamir Topin. Me pas Topalli ka lexuar edhe formulen e betimit, te ciles Presidenti Topi i eshte betuar.

Ora 18:14 Nis ne sallen e Kuvendit. ceremonia e betimit te Presidentit Bamir Topi

Ora 18:02 Mberrin ne ambjentet e Kuvendit Presidenti Bamir Topi.

Ora 17:57 Karriera presidenciale e Bamir Topit do te nise zyrtarisht pasditen e sotme, ne oren 18:00 ne Kuvendin e Shqiperise. Nderkohe dje, pikerisht nje dite para betimit, sipas “Gazetes shqiptare”, Bamir Topi eshte takuar rastesisht me kryetarin e PS-se, Edi Rama ne ambjentet e hotel Tirana International dhe i ka premtuar se “do te jete nje president mbi palet, nuk do te merret me probleme partiake dhe do t’i ftoje palet per balancim institucionesh”.
Ceremonia e fillimit te detyres se Presidentit te Republikes do te zhvillohet si nje e tere, edhe pse e ndare ne dy momente kryesore, ne sallen e Parlamentit dhe ne Pallatin e Brigadave.
Ne oren 18.00, Bamir Topi do te mberrije ne hyrjen kryesore te Kuvendit, ku do pritet nga kryetarja e parlamentit. Pasi Presidenti Topi do te beje betimin, ku sipas protokollit te kuvendit do te ekzekutohet himni kombetar, do te marre dhe fjalen pershendetese para Kuvendit.
Mbas Kuvendit te Shqiperise, ceremonia presidenciale do te vijoje ne Pallatin e Brigadave, ku jane te ftuar titullaret e perfaqesive diplomatike dhe personalitetet e larta shteterore.Drejtori i Protokollit te Shtetit, Arben Cici do te ftoje ish-Presidentin Moisiu te beje pershendetjen e rastit dhe ne fund te saj dhe ne menyre simbolike, do t’i dorezoje Presidentit te ri, Bamir Topit, Kushtetuten e Republikes se Shqiperise. E me pas ai do ta ftoje ate te beje pershendetjen e rastit, nderkaq qe do te zhvillohet parakalimi tradicional i truprojes se nderit. Pas kesaj, te pranishmit do te ftohen ne Pallatin e Brigadave per te marre pjese ne pritjen zyrtare. News24
Shtuar më 24/07/2007, ora 18:42
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori