100 milion euro “të pastër”, si e fshehu banda e shqiptarit mallin nëpër pllakat e granitit

Një sasi e madhe prej 333 kilogram kokainë e pastër është sekuestruar sot nga Guardia di Finanza e La Spenzia në bashkëpunim me kolegët e Xhenova-s.

Mediet italiane raportojnë se kokaina vinte nga Brazili, ndërsa kishte mbërritur në Itali e fshehur në disa pllaka graniti.

Nga aksioni i madh i Guardia di Finanza, i zhvilluar në port, u sekuestrua lënda narkotike dhe u arrestuan katër trafikantë, një italian, një kroat, një shqiptar dhe një brazilian, të cilët akuzohen për trafik ndërkombëtare droge.

Ndërkohë, siç raportojnë mediet fqinje, nëse kokaine trafikoje në treg, kapte vlerën e rreth 100 milionë eurove.

Për të identifikuar porositësit, ngarkesa u mbyll dhe u ndoq nga efektivët. Droga u transportua në një depo në Massa Carrara ku u arrestuan një italian, një kroat, një shqiptar dhe një brazilian ndërsa po përpiqeshin të rikuperonin ngarkesën. Identitetet e të arrestuarve nuk bëhen me dije nga raportimet e mediave italiane.


Shtuar 13.01.2020 12:34