“Paguajnë 500 euro për një qethje”, berberi i VIP-ave habit me deklaratën

Berberi i njohur, Riza Bajrami, ka deklaruar se ka personazhe të famshme që paguajnë 500 euro apo edhe më shumë për një qethje.

I ftuar në emisionin “Good morning Albanians”, në “Euronews”, Bajrami u shpreh se çmimet nuk janë fikse dhe se nuk i detyrojnë klientët të paguajnë shuma të tilla.

“Të them të drejtën çmimet që janë momentalisht të ekspozuara në media janë prej qytetarëve që kanë ardhur te ne dhe kanë paguar. Mirëpo ne jemi sallon ekskluziv dhe nuk ka çmime të sakta. Ka klientë që kanë paguar për një qethje 500 euro, 300, 200, varet. Nuk është diçka që ne obligojmë klientët tanë të paguajnë këtë shumë.

Ka shumë klientë që kanë paguar dhe mbi 500. Ka klientë që vijnë nga Tirana, Prishtina dhe krejt trevat shqiptare. Kjo është arsyeja pse ne jemi këtu ku jemi dhe nuk është se u obligojmë klientëve një shumë të caktuar. Ata që vijnë te ne e dinë pse paguhet aq”, tha Bajrami.