Bamir Topi dërgon delegacion pajtimi në Maqedoni
Albeu.com
nga Bekim Buci, LajmNjë delegacion nga Shqipëria, me mandat të presidentit të Shqipërisë Bamir Topi ka ardhur në Maqedoni për pajim të partive shqiptare në Maqedoni. Delegacionin shqiptarë e udhëheqë ish deputeti Sabri Godo, kurse në kuadër të tij gjindet edhe ish deputeti Arben ÇiçoKy delegacion të premten ka qëndruar në Tetovë, ku siç kumtuan burime të larta në radhët e Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) është takuar me kryetarin e BDI-së Ali Ahmeti. Delegacionin shqiptarë e udhëheqë ish deputeti Sabri Godo, kurse në kuadër të tij gjindet edhe ish deputeti Arben Çiço. Të njëjtat burime thonë se kryetari i PDSH-së Menduh Thaçi ka refuzuar të takohet me delegacionin e formuar nga presidenti shqiptarë. “Delegacioni i formuar me mandat të presidentit Bamir Topi për pajtim të partive shqiptare në Maqedoni është takuar me kryetarin e BDI-ë Ali Ahmeti, kurse kryetari i PDSH-së Menduh Thaçi as nuk ka dashur të dëgjojë për takim me ta”, deklaroi për “Lajm” burim i lartë prej BDI-së i cili insistoi të mbetet anonim. Në PDSH të premten nuk u prononcuan lidhur me kërkesën eventuale të këtij delegacioni për takim me kryetarin e kësaj partie Menduh Thaçi.
Ndryshe, presidenti shqiptarë ka vendosur të formojë një delegacion të këtillë pas incidenteve që ndodhën mes partive shqiptare në Parlamentin e Maqedonisë. Siç marrim vesh Godo në Tetovë ka sjellë mesazhin e Topit për qetësim të kampit politik shqiptarë, me qëllim që grindjet e politikanëve shqiptarë në Maqedoni të mos krijojnë imazh të keq për shqiptarët në përgjithësi në momentet vendimtare kur po zgjidhet statusi i Kosovës.
Shtuar më 07/10/2007, ora 19:27
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori