E FUNDIT/ Shpërthim me tritol në një banesë në Kamëz
Balluku: E dinim që kishte probleme në aeroport, edhe ne kemi përgjegjësi
Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku e ka pranuar që edhe shteti ka përgjegjësi nëgrabitjen e miliona eurove në aeroportin e Rinasit. E megjithatë ajo fajëson kocesionarin provat pasi sipas saj kishte dijeni për problemet që ishin në aeroport, shkruan albeu.com

“Për sigurinë e aeroportit mban përgjegjësi koncesionari, ai e delegon atë kompanive të cilave ai i përzgjedh. Të gjitha problematikat janë bërë të ditura, problematikat janë adresuar. Koncesionari ka marrë dijeni, koncesioneri në rastet më të shumta ka bërë përmbushje bazike dhe më minimale të këtyre problematikave”, tha Balluku në Opinion.

Ajo ka shtuar se shteti patjetër ka përgjegjësi për gjithçka ndodh në Republikën e Shqipërisë.

"Secili ka përgjegjësinë e vetë për fushën ku operon në biznes”, tha ministrja./albeu.com/
Shtuar më 11/04/2019, ora 22:38
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori