Ndeshjet me Kazakistanin dhe Lituaninë, Manaj: Duhet t’i fitojmë

Në prag të dy sfidave të Ligës së Kombeve, atë ndaj Kazakistanit dhe Lituanisë, përpara mediave ditën e sotme ka Rey Manaj.

Sulmuesi është shprehur se te Kombëtarja duhet të japin të gjithë më shumë se 100%, pasi është niveli më i lartë i futbollit.

“Kemi përpara dy ndeshje të rëndësishme. Me Lituaninë nuk ishim në 100%. Në ndeshjet e kaluara, grupi ishte aty, kishim arritur një ekuilibër. Duhet t’i fitojmë këto ndeshje. Duhet të futemi në fushë të përqendruar dhe me vetëbesim te kualiteti ynë. Synimi është fitorja. Me Kazakistanin duhet të futemi në fushë me besim te vetja dhe të marrim maksimumin.

Formacioni caktohet nga trajneri. Shpresoj të jenë të gjithë sulmuesit. Ky është ekip Kombëtar, nuk ka rëndësi kush luan nga fillimi apo pastaj. Sa më shumë të jenë aq më mirë është. Konkurrenca ndikon për mirë për ne.

Në Kombëtare të gjithë duhet të marrin një përgjegjësi që nuk e kanë në klube. Ky është niveli më i lartë i futbollit. Një lojtar kur vjen në Kombëtare jo të japë 100%, por edhe më shumë duhet. Personalisht duhet të jap edhe më shumë. Shpresoj të bëjmë sa më mirë në ndeshjet e ardhshme”, u shpreh Manaj.


Shtuar 7.10.2020 13:21