Ballkani shpalos projektet në Berlin, Rama merr vlerësime për dokumentin
Pëlqej
Në nisje të samitit të Berlinit, kryeministri Edi Rama shprehet në rrjetet sociale se dokumenti i paraqitur nga Shqipëria ka marrë vlerësim nga pjesëmarrësit.

“Nga çdo pale vleresim per dokumentin e paraqitur nga Shqiperia! Konferenca startoi me ministrat e ekonomise se Gjermanise+Austrise+Rajonit” informoi në Twitter nga Berlini kryeministri Rama.

Ndërkohë që reth orës 15:20 të pasdites, kancelarja gjermane Angela Merkel,do të përshëndesë kryeministrat pjesëmarrës në këtë konferencë, respektivisht kryeministrin e Shqipërisë, Bosnje-Hercegovinës, Kosovës, Kroacisë, ish Republikës Jugosllave të Maqedonisë, Malit të Zi, Serbisë dhe Sllovenisë. /albeu.com/

Shtuar më 28/08/2014, ora 10:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori