Ballkani, lidere e azilkërkuesve për në BE
Pëlqej
Ballkani Perëndimor vazhdon të mbetet lidere nga ku shtetasit kërkojnë azil për në vendet e perëndimore të Evropës.

Këtë e tregon edhe raporti i fundit i Zyrës Evropiane për Azil.

Të dhënat e përmbledhura në raportin për tre muajt e parë të këtij viti, tregojnë se banorët e Ballkanit Perëndimor, për të 10-ën here me radhë në raportet tremujore të këtij organi, janë grupi më i madh rajonal i aplikuesve për azil.

Prej tyre, më së shumti janë ata që vijnë nga Serbia 31%, nga Shqipëria 23%, nga Kosova 17%, nga Maqedonia dhe Bosnjë-Hercegovina, nga 13%, dhe në fund me më pak azil-kërkues renditet Mali i Zi me 3%.

Edhe pse shifrat janë të larta, ato megjithatë paraqesin një zvogëlim krahasuar me tremujorin e fundit të vitit 2013.

Nga viti 2013, rritje me te madhe kanë shenuar azilkërkuesit nga Shqipëria.

Destinacioni më i kërkuar nga qytetarët e shteteve të Ballkanit Perëndimor është Gjermania, e me tej edhe Franca. /albeu.com/

Shtuar më 17/08/2014, ora 16:48
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori