Pacienti nga Fushë-Kruja po kryente terapi te Neurokirurgjisë në QSUT, karantinohen mjekët

Ditën e sotme, është konfirmuar me koronavirus një pacient nga Fushë-Kruja, i cili mësohet se po kryente një terapi në shërbimin e Neurokirurgjisë në QSUT.

Menjëherë janë izoluar mjekët dhe infermierët që i kanë shërbyer. Ndërkohë tamponët u janë marrë edhe 4 pacientëve të tjerë, të cilët kanë qenë afër të infektuarit.

Pritet testimi për stafin e mjekëve e infermierëve, ndonëse gjatë kësaj periudhe kanë qenë të pajisur me mjete mbrojtëse.


Shtuar 7.05.2020 08:37