Balliu: Basha nuk ulet me Ramën, ja plani jonë për zgjedhjet
Ish-deputeti i PD-së, Klevis Balliu ka folur nga protesta e banorëve të Astirit ku ka hedhur akuza ndaj qeverisë. Në fjalimin e tij Balliu ka komentuar edhe zgjedhjet lokale që pritet të mbahen në 30 qershor ku tha se pengimi i zgjedhjeve fasadë është një e mirë që i bëhet zgjedhjeve.

"Arsyeja pse kta dalin në televizione kanë si synim që të thonë se Edi Rama do ulet me Lulzim Bashën. Por unë ju garantojë se nuk do të ketë asnjë lloj diskutimi me Edi Ramën. Ne refuzojmë të diskutojmë me atë që kërkojnë të shembin shtëpiat për të ndërtuar 30 pallate. Me Edi Ramën nuk ulemi, nuk diskutojmë me një njeri që gjysmën e kohës është i droguar.

Taulant Balla që the se do të bëjnë 7 vjet burg për ata që cënojnë zgjedhjet jemi dakort. Dakort jemi por t'i duhet të kuptosh se te pëngosh zgjedhjet fasad është ndihmë për zgjedhjet. Nuk janë zgjedhje. Se ju nuk e kuptoni se ca eshte pluralizimi. Fatkeqësia juaj është se do të përballeni me qytetarët. Fole për burg unë propozoj që të bëjnë burg ata që kontaktojnë me kriminelë," tha ai.
Shtuar më 20/04/2019, ora 20:41
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori