Pamje spektakolare, borë një metër në Brezovicë (FOTO LAJM)

Reshjet e borës që kanë rënë në disa komuna kanë bërë që të ketë vështirësi në komunikacion.

E në Brezovicë trashësia e borës ka arritur deri në një metër. Kështu të paktën është bërë e ditur nga disa fotografi që janë postuar në Facebook.

Në këto fotografi shihet se rrugët janë bllokuar e po ashtu edhe pista e skijimit.


Shtuar 6.02.2020 18:08