Balla vlerëson Nanon, por...
Fatos Nano
Sot u kujtua 25 vjetori i krijimit të Partisë Socialiste të Shqipërisë në Elbasan.

Aty ishin të pranishëm ish zv.kryetari i PS-së Servet Pëllumbi, Taulant Balla dhe disa persona të tjerë të degës së PS-së në qytet.

Servet Pëllumbi tha se Partia Socialiste pas 25 viteve pluralizëm është transformuar.

Balla vlerësoi Nanon si figurë e së majtës shqiptare.

Taulant Balla shprehu falenderim për Nanon, por edhe për Dritëro Agollin, Servet Pëllumbin dhe Edi Ramën që e cilësoi si kryeministrin më të mirë në 25 vite.

Fatos Nano po vlerësohet së fundmi nga ana e Ramës dhe e PS-së dhe nuk dihet nëse këtu kemi të bëjmë me ndonjë skenar të mundshëm politik për rikthim edhe të Nanos.

Kjo pasi Rama duket se ka raporte të tensionuara me Blushin dhe kur raportet me LSI-në duket se nuk janë aq të mira. /Albeu.com/
Shtuar më 04/06/2016, ora 20:29
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori