Balla vë bast në studio: PS merr të paktën 74 mandate në zgjedhjet e 25 prillit!
mandatin e dytë PS qeverisi e vetme dhe mori 74 mandate, por iu bashkuan edhe disa deputetë të PDIU që u larguan nga opozita si dhe kandidat socialdemokrat, Tom Doshi.

Për mandatin e tretë PS premton një rezultat edhe më të mirë se kaq.

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka vënë bast në një studio televizive, lidhur me numrin e mandateve që do të sigurojë PS-ja më 25 prill.

Balla tha se PS do të marrë 74 mandate në zgjedhjet e 25 Prillit.

Është ky “basti” i Taulant Ballës në panelin me analistët Preç Zogaj e Lorenc Vangjeli këtë të premte.

Nurmi dy i PS tha në emisionin “Java në RTSH” se vota e demokratëve po shkon për fatet politike të Agron Dukës, Fatmir Mediu, Nard Ndokës dhe aleatëve të tjerë të PD.

“Të premten e parë pas 25 Prillit unë do të vij këtu tek studio e “Javës në RTSH” dhe do ta ballafaqojmë rezultatin”.

“Partia Socialiste do të ketë të paktën 74 mandate për të qeverisur vendin. Ajo që po ndodh në krahun opozitar, nuk i bën mirë vetë Partisë Demokratike”, tha Balla.

“Demokratët e thjeshtë ndihen sot të fyer sesi vota që ata japin lidhet me fatin politik të Gonit, Nardit, Fatmirit etj. Ky lloj “Dushku” nuk duhet të përsëritet. Një subjekt politik në vitin 2013 që u zhduk pas zgjedhjeve kërkonte të hyjë në listat e PS dhe ne ishim të qartë që askush nuk mund të hyjë brenda listës së socialistëve” – tha Taulant Balla, i sigurt në mandatin e tretë të PS-së.

Taulant Balla do të udhëheqë fushatën e PS-së në Elbasan.
Shtuar më 15/01/2021, ora 22:31

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori