Del nga shtrat përroi në Gjirokastër, problem me rrëshqitjen e gurëve

Moti i keq që ka përfshirë Shqipërinë ka sjellë problemet e para në qarkullimin e njerëzve dhe mjeteve.

Problematikë me rrëshqitjen e gurëve ka pasur në disa akse në Gjirokastër.

I bllokuar për shkak të rënies së gurëve ka mbetur aksi rural Kolonjë-Golem.

Gjatë natës ka dalë nga shtrati përroi i Lënxës në fshatin Lazarat duke krijuar probleme në qarkullimin e njerëzve dhe makinave që lidhin dy lagjet kryesore të këtij fshati.

Punonjësit e Ndërmarrjes së Shërbimeve kanë punuar me skrep për të hequr inertet që kishin uzurpuar rrugën dhe para pak situata është normalizuar. Ndërsa problematike qëndron situata në aksin rural Kolonjë-Golem ku inertet e rëna nga lartësitë si pasoje e shirave, kanë krijuar bllokimin e rrugës. Momentalisht banorët e Golemit gjenden të izoluar nga pjesa tjetër e vendit si rrjedhojë e kësaj situate.

Ndërkohë në disa fshtara në Tepelenë dhe në Memaliaj ka pasur probleme me furnizimin me energji elektrike në disa fshatra.

 


Shtuar 29.11.2021 09:24