Balla: Të çlirojmë bashkitë e Bashës dhe Monikës
Kreu i grupit parlamentar i Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka shenjestruar partitw opozitare duke thwnw se ka ardhur koha që të çlirohen bashkitë e kapura nga Luli e Monika.

Postimi i plotë i Taulant Ballës:

Edhe 70 ditë na ndajnë nga zgjedhjet vendore të 30 Qershorit dhe për këtë qëllim kemi nisur tashmë organizimet e të gjitha strukturave tona elektorale.

Së bashku me Sekretarin për Mediat dhe Shoqërinë Civile Afred Pezën dhe koordinatorët dixhitalë të qarkut të Elbasanit diskutuam për një nga elementët më të rëndësishëm të një fushate elektorale, komunikimin digjital.Komunikimi korrekt dhe i vazhdueshëm me mediat mbetet një nga dimensionet kryesore të çdo fushate dhe tashmë një gjë e tillë është bërë edhe më e thjeshtë përmes transmetimeve direkte në facebook, në të cilat mediat kanë akses të drejtpërdrejtë në kohë reale.

Po ashtu kam kërkuar nga koordinatorët tanë të jenë në kohë reale në përgjigje të pyetjeve dhe shqetësimeve që drejtohen nga qytetarët në rrjetet sociale dhe sidomos në portalin e ri “Bashkitë që duam”.

Po ashtu në këtë portal do të publikohet axhenda e çdo kandidati duke i dhënë mundësi mediave dhe shoqërisë civile të marrin pjesë në rast të interesi nga ana e tyre.

Më 30 Qershor zgjedhjet do të zhvillohen dhe në këtë datë çdo shqiptar ka të drejtën të votojë Kryetarin e Bashkisë. Shqiptarët dinë të bëjnë shumë mirë dallimin mes bashkive që drejtohen nga PS dhe bashkive që drejtohen nga Luli dhe Monika, e të cilat ka ardhur koha t’i çlirojmë nga kapja prej tyre. Zgjedhja është aq e thjeshtë sa ne jemi të sigurtë se edhe po të garonte në zgjedhje i vetëm, Lulzim Basha sërish do të humbte, pasi shqiptarët e refuzojnë Bashën, partinë e tij pa ide dhe alternativën e tij të dhunës, politikën e tij të baltës dhe gënjeshtrës. Lulzim Basha mendon vetëm për veten e tij e për asgjë tjetër. 100% për Bashën, 0% për Shqipërinë.

Alfred Peza u ndal më gjatë me koordinatorët dixhitalë të Qarkut të Elbasanit duke shpjeguar në detaje teknike të gjithë mënyrën më të mirë, transprarente dhe efikase që duhet të ndjekë secili.
Shtuar më 20/04/2019, ora 13:50
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori