Balla: Sondazhi, shqiptarët mbështesin PS
Taulant Balla
Deputeti i Partisë Socialiste, Taulant Balla, duke komentuar sondazhin e fundit të fondacionit Shoqëria e Hapur për Shqipërinë, ka deklaruar se shumica e qytetarëve shqiptarë mbështesin opozitën për transparencën e zgjedhjeve të 28 qershorit.
Sipas Ballës, shqiptarët kanë arritur të konstatojnë korrupsionin që ka përfshirë qeverinë dhe grabitjen që ky ekzekutiv po i bën vendit duke qëndruar në pushtet me anë të forcës.

“Ka një shumicë në Shqipëri që mendon se zgjedhjet janë vjedhur. Në sondazh ka një shumicë që mendon se pas 28 qershorit korrupsioni është shumë i madh dhe kjo në këndvështrimin tim i jep përgjigje pyetjes përse u vodhën zgjedhjet në Shqipëri. Sepse ky pushtet donte të vidhte Shqipërinë përmes aferave korruptive dhe mbajtjes së pushtetit me forcë”, ka pohuar Balla.

Deputeti socialist ka vlerësuar se sondazhi nuk e ndanë Shqipërinë në dysh, por në pjesë të pabarabarta, ku më e madhja pranon dhe kundërshton korrupsionin dhe cënimin e demokracisë në vend.

“Cdo interpretim që ky sondazh e ndan Shqipërinë në dysh, unë nuk jam dakord. Ky sondazh ka dy pjesë jo të barabarta, nga njëra anë oborri dhe nga ana tjetër shumica e shqiptarëve, 70%, që mendojnë se në këtë vend nuk qeveriset”, ka nënvizuar Balla.

Këto janë motivet, sipas Ballës, përse nga mesi i muajit opozita e bashkuar do të rinisë protestat masive për të rrëzuar qeverinë.

“Protestat do fillojnë pasi Berisha cdo ditë vjedh vendin. Ne jemi garadianë të demokracisë, që ka një vit që nuk funksionon. Ne më 15 tetor u rikthehemi protestave për motivin se ky kryeministër dhe kjo qeveri duhet të largohen, pasi fajtor është Sali Berisha”, ka shtuar Balla.
Shtuar më 11/10/2010, ora 22:37

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori