Balla s’i ndahet Bashës, i përmend një emër tjetër
Balla nuk i është ndarë Lulzim Bashës edhe pas debateve në Kuvend.

Nëpërmjet rrjetit social Facebook ai e ka pyetur sërish kreun e PD-së përsa i përket një lobimit me një kompani amerikane për financimin e fushatës elektorale.

Postimi i plotë:

Hapen edhe më shumë “petët e byrekut”, ku “qeraxhiu” i SHQUP-it e ka mbytur Partinë Demokratike.

Pyetja e radhës për Lulzim Bashën:

Kush është lidhja jote me Kamil Ekim Alptekin?

Kujtojmë edhe një herë se vetëm Lulzim Basha, askush tjetër, e di të vertetën e përdorimit të vulës së kryetarit të PD për këtë makinacion financiar me 1 milion dollarë, që do të kishte tronditur çdo parti politike në çdo vend demokratik.
Shtuar më 30/11/2017, ora 18:47
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori