Balla shpreh keqardhje për vendimin e gjykatës së Durrësit: Lajthitje anti-ligjore
Deputeti Taulant Balla ka reaguar sot nëpërmjet një statusi në Facebook lidhur me vendimin e dhënë nga Gjyka e Durrësit për të mos legjitimiuyar mandatin e kryebashkikes Valbona Sako.

Sipas Ballës ky është një veprim i cili as nuk ishte parë dhe as nuk ishte dëgjuar në gjithë këto vite. Më tej Balla shton se e gjitha kjo është një lajthitje anti-kushtetuese.

Taulant Balla në Facebook:

Keqardhje për vendimin absurd, arbitrar dhe nul te një gjyqtareje, e cila mori brohoritjet e atyre qe në vijim të përpjekjes se deshperuar per kaos e pasiguri, nuk dinë më cfarë bëjnë. Pavarësisht kesaj lajthitjeje anti-ligjore dhe anti-logjike të radhës, në respekt të vullnetit të popullit, çdo kryetar i sapo zgjedhur pas shpalljes së vendimit vetëm nga KQZ apo Kolegji Zgjedhor do ta marrë detyrën, do ta ushtrojë dhe do të japë llogari përpara Këshillit Bashkiak sikurse ligji e parashikon.

Nuk ishte parë e dëgjuar në gjithë këto vite që një vërtetim i thjeshtë fakti të refuzohet duke dalë hapur në shkelje flagrante të ligjit mbi një vendim të formës së prerë. Në Shqipëri sipas Kodit Zgjedhor mandatet e të zgjedhurve i jep vetëm KQZ dhe Kolegji Zgjedhor. Dhe vendimet e Kolegjit Zgjedhor janë përfundimtare dhe të pa-ankimueshme.

Sidoqoftë me keqardhje për ata që kanë humbur rrugën e arsyes, ne mbetemi të qetë dhe të vendosur në rrugën e hapur nga populli më 30 Qershor.”

Shtuar më 17/07/2019, ora 20:20
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori