Prestigjojza gjermane: Kylian Mbappe është i Real Madridit, pagë 50 milion euro në sezon

Ndërsa në Evropë janë orët shumë të nxehta për mbylljen e radhës të merkatos së dimrit, nga Gjermania vijnë lajme që tashmë mund të trazojnë merkaton e ardhshme të transferimeve të verës.

Sipas asaj që raporton e përditshmja autoritative Bild , në fakt,  Kylian Mbappe  dhe  Real Madridi kanë arritur marrëveshjen përfundimtare dhe nga qershori sulmuesi i PSG -së do të veshë fanellën e bardhë.

Operacioni me transferim të lirë për spanjollët, të cilët do t’i garantojnë yllit francez një pagë vjetore prej  50 milionë eurosh . /albeu.com