Balla sfidon Lulzim Bashën, ç'do bëjë me lekët e gjyqit për Xhisielën
Pëlqej
Kreu i PD-së Lulzim Basha, pasi dëshmoi në Prokurori për çështjen e Xhisiela Malokut, pati një reagim të fortë kundrejt kryeministrit, Edi Rama.

Por për t'ju përgjigjur Bashës ka menduar, kryetari i grupi të PS Taulant Balla, me anë të një postimi në Facebook.

Në postim Balla ka thënë se me lekët që do marrë nga fitimi i padisë për çështjen e Xhisiela Malokut ai do të bëjë kopshte në Librazhd.

Statusi i plotë i Ballës:

Lulzim, se sa i vendosur je ti e dine te gjithe, po ndonje prove per akuzat ndaj meje i’a dhe prokurorise? Se ne fund nuk eshte ne kazan qe ndahet e verteta, po me pas edhe ne gjykate per dem moral dhe aty do te ta mas koken mire, se me leket qe do paguash si shpifes do rindertoj nje kopesht te ri ne Librazhd o pinok”, shkruan Balla në ‘Facebook’.
Shtuar më 12/10/2018, ora 15:22
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori