Balla reagon mbi akuzat e LSI për policinë: Turp, por koalicioni vazhdon…
Nënkryetari i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla i ka cilësuar të turpshme akuzat e bëra nga LSI ndaj Policisë së Shtetit.

“Ajo që më vjen keq mua është se kur një politikan kushdo qoftë ai, qoftë edhe i partisë time apo edhe i partisë aleate apo kundërshtare merr përsipër të hedhë baltë kundër punonjësve Policisë së Shtetit.

Është faji i tyre që edhe ja fusin kot kur duan të bëjnë pis Policinë e Shtetit sepse këtu është një turp i madh..”,- tha Balla nga “Oktapod”

Balla foli edhe mbi koalicionin PS-LSI ku shprehet i qartë dhe i vendosur se PS dëshiron që dhe mandatin tjetër të jetë përkrah aleatit të tij LSI.

“Që ta mbyllim këtë historinë e koalicionit ne prej fundvitit të kaluar kemi shprehur gatishmërinë tonë që “Aleanca për Shqipërinë Europiane” të vazhdojë rrugëtimin qeverisës në drejtimin e duhur dhe pjesë e këtij procesi kaq të rëndësishëm të çuarjes përpara të reformave ne kemi ftuar të jetë edhe LSI edhe anëtarë të tjerë të aleancës sonë.

Për mua e rëndësishme është që ne këtë koalicion jemi të gatshëm ta mbajmë sëbashku pastaj se kush flet nga LSI, për mua kjo nuk ka asnjë rëndësi për mua.

Unë kam shumë besim që ne do të punojmë sëbashku. Z.Meta ka mbështetur reformën në drejtësi dhe unë ju thashë që për PS-në kush mbështet çuarjen përpara të reformës në drejtësi, rrugën integruese të Shqipërisë është i mirëseardhur”,-përfundoi Balla./albeu.com/


Shtuar më 18/03/2017, ora 14:39

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori