Shqipëria pritet të marrë datën e çeljes së
negociatave për integrimin në Bashkimin
Europian, ndërkohë që ky fakt ka rindezur tensionet në politikën e Tiranës.
Në një status në Facebook, deputeti socialist Taulant Balla akuzon deputetët demokratë se votuan
kundër rekomandimit për
hapjen e
negociatave me BE-në.
Sipas tij, deputetët demkrat Aldo Bumçi, Oerd Bylykbashi, Eduard Halimi dhe Genc Pollo votuan
kundër, duke përjashtuar Majlinda Bregun, e cila votoi pro.
Statusi I Ballës
Skandali i PD shkon deri ne fund. Bumci, Islami, Bylykbashi, Halimi dhe Pollo votojne kunder
rekomandimit per
hapjen e
negociatave.
Ja teksti qe mori votat pro te deputeteve te mazhorances, eurodeputeteve te majte, te djathte dhe te gjelbert dhe te Majlinda Bregut: Komiteti Parlamentar i Stabilizim¬Asocijimit BE¬Shqiperi i “ben thirrje Komisionit
Europian dhe Keshillit per
hapjen e
negociatave dhe Shqiperise te siguroje me shume progres te qendrueshem ne lodhje me implementimin e 5 prioritetve, qe duhen per
hapjen e
negociatave”.
Faleminderit miqve te Shqiperise ne Parlamentin
Europian!
Opozita nuk mundi ta prishe lajmin e mire qe Shqiperia jone pret neser nga Komisioni
Europian, pra rekomandimin pozitiv per
hapjen e
negociatave per anetaresim ne Bashkimin
Europian. Meghithese se ushtari Aldo beri edhe sot kamikazin./Albeu.com/
Shtuar më 08/11/2016,
ora 14:49