Balla propozon ndryshime të reja: Jo të gjithë punuam me efikasitet
Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla gjatë fjalës së tij në Asamblenë Kombëtare të Partisë njoftoi lidhur me ndryshimet në strukturën e sekretariatit.

“Sa i takon ndryshimeve në strukturën e sekretariatit, duhet të jemi të qartë se jo të gjithë kanë punuar me efikasitet, por edhe me propozim të kryeministrit, i kërkoj asamblesë që ti jepet një mundësi e dytë, ndërkohë që ti propozojmë asamblesë shtimin e dy detyrave të reja, atë të sekretarit për marrëdhënieve ndërkombëtare, ku propozojmë zonjën Teuta Voda, aktualisht zv ministre e drejtësisë, e cila ka një përvojë të shkëlqyer në Parlamenin Evropian”- tha Balla.

Propozimet e tjera

Bledi Çuçi, të jetë Sekretari për çështjet zgjedhore

Blerina Gjylameti, të vazhdojë detyrën për koordinimin elektoral që e ka kryer më së miri.

Gramoz Ruçi, të jetë anëtar i kryesisë së partisë. /albeu.com/

Shtuar më 06/01/2018, ora 10:40
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori