Balla premtoi ndëshkim, vjen goditja tjetër nga PS për Lefter Allën
"Të qënit përdorues nuk përshtatet me detyrë e një funksionari publik kushdo qoftë ai..."

Kjo ishte një tjetër deklaratë e fortë nga PS për kryebashkiakun e Bulqizës Lefter Alla nga të vetët, Partia Socialiste.

Kjo deklaratë është bërë nga Ermonela Felaj e cila haptas ka vendosur të distancohet nga Alla pas videos skandaloze të publikuar në media pak ditë më parë ku ky i fundit shihet duke konsumuar kokainë.

"Më vjen mirë që ka reagim shoqëror. Sjellje të tilla janë të papranueshme për shoqërinë, për cdo lloj funksionari.

Nëse dikush thyen rregullat e punës dhe etikën, sigurisht që nuk meriton më ta ushtrojë këtë funksion.

Të qënit përdorues nuk përshtatet me detyrë e një funksionari publik kushdo qoftë ai"- tha Ermonela Felaj ditën e sotme.

Rikujtojmë se edhe Balla ditën e sotme ka zgjedhur të reagojë mbi këtë videoskandal, duke deklaruar hapur dhe me tone të ashpra që PS nuk e merr në mbrojtje Allën, gjithmonë nëse është ai personi në video.

Reagimi i Ballës:

“Në asnjë rast PS nuk ka marrë dhe nuk do të marrë askënd në mbrojtje. Nuk di pistat por dua ta mbështes.

Unë nuk i kthej asnjë përgjigje PD. Kthej përgjigje për të gjitha rastet që hetohen nga institucionet e drejtësisë. PD ka akuzuar kryetarin e bashkisë së Vaut të Dejës dhe di që kjo akuzë po bën vitin dhe nuk di që nga institucionet e drejtësisë të jetë vërtetuar kjo gjë.

Shqipëria ka tashmë instrumentet e plotë ligjorë për ti shkuar këtyre rasteve deri në fund. Unë dua të përshëndes dhe të mbështes reagimet e menjëhershme të prokurorisë për çdo rast.

Rasti i djeshëm i SPAK është një rast domethënës, që nënkupton që më në fund në Shqipëri nuk mbyllen çështjet vetëm ne nivelin e akuzave politike. Sapo ju thash që sapo prokuroria të ketë ngritur një akuzë, jo ta ketë vërtetuar, qëndrimi ynë do të jetë i ashpër dhe dënimi të jetë i ashpër.

Si cdo qytetar i Bulqizës për një rast të tillë ndjejmë neveri nëse vërtetohet por do ndjejmë neveri për rastet kur parti të caktuara përdorin videomontazhe për të dëmtuar palën tjetër”, tha Balla. /albeu.com/

Shtuar më 24/01/2020, ora 16:52

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori